SUPERLIGA
BOROZANI
Bashkimi mposht Dritën
3 March, 2013 @19:57
Bashkimi ka arritur të shënojë fitoren e 11-të në BKT Superligë duke e mposhtur Dritën në Gjilan, 84-91. Borozani.com
Gjilanasit të udhëhequr nga amerikanët Craig Blackmon dhe Obinna Agomo kanë filluar ndeshjen për mrekulli duke shënuar pothuajse nga çdo anë, të cilëve i ndihmoi mjaft edhe Driton Sylejmani.
Fillimi i çerekut të dytë u solli gjilanasve epërsi mbi 10 pikësh, por një ofanzivë luftarake e prizrenasve me lojë ekipore ku u dallua Mark Daëson, bëri që ekipi i Muharem Vugdalicit të kalojë në epërsi në fund të çerekut të dytë me vetëm një pikë.
Pjesa e dytë kaloi në shenjë të Rokas Uzasit dhe Kejuan Johnsonit, të cilët përkundër se Drita i përcjellte mjaft mirë, asnjëherë nuk u dekoncentruan dhe vazhduan ta mbajnë epërsinë që në fund të ndeshjes rezultoi të jetë në semafor me 84-91.
REZULTATI:
Drita - Bashkimi 84-91 | (23-17, 42-43, 63-72, 84-91) |