MAGIC JOHNSON

REUTERS/Lucy Nicholson
1 milion $ nga Magic Johnson
2 March, 2013 @23:14
Në një emision të kanalit ESPN, Magic Johnson bëri presion që të inkuadrohet LeBron Jamesi në Slam Dunk të All Starit. Për ta realizuar këtë ëndërr, basketbollisti legjendar Johnson, tha se do të pagonte një milion dollarë për Kingun.
“Të lutem LeBron, merr pjesë në Slam Dunk. Për këtë do të jap një milion dollarë, 1 milion dollarë nga Magicu për Jamesin, të lutem bëje këtë. Unë dua të shoh ty atje, 1 milion $ për fituesin” tha Magic Johnson për Jamesin.
Kjo nuk është vetëm dëshira e basketbollistit legjendar, por edhe adhuruesit e basketbollit e presin me padurim për ta parë Jamesin në Slam Dunk, sepse aftësit e kingut nuk diskutohen.