NBA

REUTERS/Brent Smith
Clippers show në Indiana
1 March, 2013 @10:55
Kur gjërat nuk ecnin siç duhet dhe se kontroli i ndeshjes ishte humbur tek Clippersat, super ylli Chris Paul e mori kontrollin në duart e veta.
CP3, me performancën e tij në çerekun e fundit ia solli skuadrës së tij fitoren e tretë me radhë. Ndeshja përfundoi me rezultat 99-91 në favor të skuadrës së trajnerit Vinny Del Negro.
Chris Paul shkëlqeu me 29 pikë, 8 asistime e 6 kërcim, derisa u ndihmu nga Jamal Crawford me 23 pikë. Në anën tjetër Indiana Pacers, nuk arriti ta shfrytëzoi qendrën Roy Hibbert, i cili nuk luajti për shkak të suspendimit që ishte përleshur me lojtarin David Lee, një natë më parë. Mungesa e Hibbertit u vërejt dukshëm, ndërsa David West e përfundoi ndeshjen me 22 pikë.
Kjo ishte fitorja e tetë në dhjetë ndeshjet e fundit për LAC. Ata në përgjithësi kanë bilanc prej 42 fitoreve e 18 humbjeve, duke u renditur në pozitën e tretë në Konferencën Perendimore. Gjithashtu edhe Indiana gjendet po në këtë pozitë në Konferencën Lindore dhe ka bilanc prej 36 fitoreve e 22 humbjeve.