Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Curry fantastik, por NY fiton

REUTERS/Ray Stubblebine

Curry fantastik, por NY fiton


28 February, 2013 @9:01

New York Knicks është munduar shumë për të mposhtur Stephen Curryn sot. Vetëm një natë pasi që shënoi rekordin e tij personal të stinorit prej 38 pikëve, Curry regjistroi rekordin e pikëve në NBA të një lojtari këtë stinor, por ekipi i tij, Golden State Warriors humbi. 

Curry shënoi 54 pikë në mëngjesin e sotëm, duke amblemuar edhe shutin fantastik për treshe, ku shënoi 11 herë nga 13 tentime! 

Carmelo Anthony shënoi 35 pikë, J. R. Smith 26 dhe Amare Stoudemire shtoi edhe 14 të tjera për ekipin fitues të New Yorkut që u mundua deri në sekondën e fundit për të ndalë Curryn, në fitoren prej 109-105. 

New York Knicks pas fitores ndaj Golden State Warriors ka bilanc prej 34 fitoreve dhe 20 humbjeve, derisa kundërshtari i tyre i sotëm ka bilancin 33 fitore, krahas 25 humbjeve. 



REZULTATI:

New York Knicks - Golden State Warriors 109-105


FAKT:

1 Stephen Curry është bërë lojtari i parë mysafir që ka arritur të shënojë mbi 50 pikë në Madison Sq Garden, pas Lebron Jamesit në vitin 2009.


INTERESANTE:

1 Curryt i është dashur të shënojë vetëm edhe një tresh për të barazuar rekordin e ligës NBA, për më së shumti treshe të shënuara në ndeshje.

 
Të gjitha lajmet nga NBA