NBA

As Kobe nuk mjaftoi
26 February, 2013 @10:40
Seria pozitive e Lakersit, përfundoi në Denver. Pas tre fitoreve, skuadra e trajnerit Mike D’Antoni, u mposht nga Denver Nuggets me rezultat 119-108.
Një natë më parë, skuadra hollywoodiane, luajti një lojë të vështirë në Teksas kundër Dallas Mavericksit, ku e fituan ndeshjen, por këmbët e lojtarëve të Lakersit ishin të lodhura, gjë që u vërejt dukshëm në këtë ndeshje. Kështu, ndeshja përfundoi në favor të Denverit.
Më të mirët tek vendasit ishin Wilson Chandler me 23 pikë dhe Ty Lawson me 22 sosh, ndërsa në anën tjetër Kobe si gjithmonë shkëlqeu me 29 pikë, 9 asistime e 6 kërcime, por të gjitha këto nuk mjaftuan për fitoren e radhës.
Denver Nuggets e regjistroi fitoren e 36-të krahas 22 humbjeve, ndërsa për LAL kjo ishte humbja e 30-të, ndaj 28 fitoreve që i kanë në Konfenrencën Perendimore.
REZULTATI:
Denver - Lakers | 119-108 |