HEAT

REUTERS/Rhona Wise
Mposht ish ekipin
25 February, 2013 @10:25
Miami Heat edhe njëherë ka treguar forcën dhe formën konstante që e ka arritur duke mos iu shmangur fitoreve. Ata sonte arritën fitoren e 11-të me radhë duke e mposhtur Cleveland Cavaliersin 109-105.
Ka qenë ylli i Miamit, Lebron James, që ka shkëlqyer ndaj ish ekipit të tij, Cavs, me 28 pikë dhe 8 asistime në ndeshje derisa Dwyane Wade, ka shënuar 24 pikë (prej të cilave 15 në çerekun e fundit), 5 kërcime dhe 6 asistime, për t’ia sjellur fitoren e radhës kampionit.
Te kundërshtari i Miamit, Cleveland, ka qenë organizatori i cili morri pjesë edhe në All Star, Kyrie Irving, ai që u dallua duke shënuar 17 pikë dhe 5 asistime. Derisa rookie, Dion Waiters ka shënuar më së shumti pikë për ekipin e tij, 26.
Miami Heat gjendet në pozitën e parë të Konferencës Lindore me bilanc prej 40 fitoreve dhe 14 humbjeve, derisa Cleveland Cavaliers është larg play-offit me 18 fitore dhe 38 disfata deri më tani.
NBA/ REZULTATET/ SOT:
Dallas Mavericks-Los Angeles Lakers: 99-103 | |||
Minnesota Timberwolves-Golden State Warriors: 99-100 | |||
Miami Heat-Cleveland Cavaliers: 109-105 | |||
New Orleans Hornets-Sacramento Kings: 110-95 | |||
Brooklyn Nets-Memphis Grizzlies: 72-76 | |||
New York Knicks-Philadelphia 76ers: 99-93 | |||
Phoenix Suns-San Antonio Spurs: 87-97 | |||
Portland Trail Blazers-Boston Celtics: 92-86 | |||
Oklahoma City Thunder-Chicago Bulls: 102-72 |