NBA

REUTERS/Tim Shaffer
Kampioni në TOP formë
24 February, 2013 @11:59
Miami Heat aktualisht është skuadra më në formë në NBA. Ata fitoren e dhjetë me radhë e regjistruan në ndeshjen kundër Philadelphia 76ers. Me ndihmën e Dwyane Wade dhe King Jamesit, skuadra nga Florida arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 114-90. Borozani.com
Wade luajti me 33 pikë e 6 kërcime, ndërsa LeBron James arriti të bëj triple-double me 16 pikë, 11 asistime e 10 kërcime. Këto shifra magjike Kingu në karierën e tij i arriti 35 herë.
Miami tani ka bilanc prej 39 fitoreve e 14 humbjeve dhe gjendet në krye të Konferencës Lindore. Ndeshjen e radhës Heat do të luaj kundër Cleveland Cavaliers.