NBA

REUTERS
Lakers fiton derbin
21 February, 2013 @13:19
Nata e hidhur e skuadrës së Lakersit, të cilët e kishin humbur ca ditë më parë kryetarin Jerry Buss, përfundoi me fitoren ndaj kundërshtarit të përbetuar Boston Celtics.
Skuadra e trajnerit Mike D’Antoni, ishte e koncentruar gjatë tërë ndeshjes, ku e kontrolluan ndeshjen deri në fund.
Ndeshja përfundoi me rezultat 113-99 në favor të LAL, ndërsa fakti kryesor në fitoren e Lakersit, ishte se ata luajtën në mënyrë ekipore, ku shtatë lojtarë arritën të shënojnë pikë dyshifrore.
Ndërsa, më së shumti u dallua ylli, Dwight Howard, i cili bëri double-double me 24 pikë e 12 kërcime, e te keltët më i miri ishte Paul Pierce me 26 pikë, të cilat nuk mjaftuan ndaj Lakersit.
Për dirigjentin Steve Nash, ishte një natë e pa harrueshme. Ai i cili luajti me 7 asistime, e kaloi legjenden Magic Johnson, në këtë kategori dhe u vendos në vendin e katërt të asistuesve të NBA-së, me 10144 asistime.
FAKT:
Steve Nash, ka kaluar legjendën Magic Johnson në listën e asistuesve, duke kaluar në vendin e katërt të renditjes historike të asistuesve. |