BASHKIMI
BOROZANI/ Lis Dorambari/ Arkiv
Bashkimi e mposht Kamzën
19 February, 2013 @21:44
Sigkos Bashkimi po vazhdon me formën e mirë në ndeshjet përgatitore. Ekipi nga Prizreni ka shënuar fitore sot kundër skuadrës nga Shqipëria, Kamza Basket, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 86-69.
Skuadra e Kamzës, e cila në përbërje të saj ka lojtarë me përvojë nga reprezentacioni i Shqipërisë si Erkand Karaj e Endrit Hysenagolli, e filloi ndeshjen mirë duke shënuar epërsi prej 8-0, mirëpo më pas me lojën e mirë të amerikanit Kejuan Johnson dhe të lituanezit Rokas Uzas, skuadra e Bashkimit e përmbylli çerekun e parë në të mirë të saj, 25-18.
Loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në çerekun e dytë dhe të tretë, derisa në çerekun e katërt Kamza ishte për tre pikë më e mirë, por në fund nuk arriti t’i shmanget humbjes së thellë.
Sigkos Bashkimi në njëfarë mënyre i’u është revanzhuar Kamzës, nga e cila ishte mposhtur javën e kaluar në ndeshjen e luajtur në Tiranë.