FRIENDLY
BOROZANI/ Erdis Driza/ Arkiv
Prishtina fiton provën
7 February, 2013 @21:25
Sigal Prishtina është treguar skuadër më e përgatitur në krahasim me Sigkos Bashkimin, para fillimit të stinorit pranveror të BKT Superligës.
Ekipi nga kryeqyteti ka shënuar fitore me rezultat të thellë 78-58. Ndryshe nga çereku i dytë, që përfundoi me rezultat të barabartë 20-20, në tre çerekët e tjerë prishtinasit ishin më të mirë se Sigkos Bashkimi.
Kjo ndeshje ishte edhe një rast i mirë për t’i parë përforcimet e reja nga të dyja skuadrat. Për Sigal Prishtinën debutoi qendra Akida McLain, i cili u prezentua sot nga klubi, derisa te Sigkos Bashkimi debutuan Kejuan Johnson dhe Mark Dawson.
Devan Downey i Prishtinës dhe lituanezi Uzas Rokas i Bashkimit nuk u paraqitën fare në këtë ndeshje, për shkaqe të ndryshme.
Gjatë stinorit vjeshtor, Sigal Prishtina kishte shënuar fitore në të dy përballjet me Sigkos Bashkimin, 66-75 në Prizren dhe 79-72 në Prishtinë.