Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Fanellat me fat

REUTERS/Robert Galbraith

Fanellat me fat


23 February, 2013 @11:04

Për herë të parë në histori të NBA-së, dje u përdorën fanellat me krahë. Golden State Warriors pritet të del në parket me këto fanella edhe me 8 mars kundër Houston Rockets dhe me 15 mars kundër Chicago Bullsit.

“Luftëtarët” 16 ndeshje radhazi nuk fitonin San Antonio Spursin, por dje e thyen akullin në vazhdime. Jarrett Jack shkëlqeu me 30 pikë e 10 asistime, ku luajti rol të rëndësishëm në fitoren e vendasve.

Ndërsa në anën tjetër, tek skuadra nga Teksasi, gjashtë lojtarë arritën të shënojnë pikë dyshifrore, por nuk mjaftuan për fitore. Prej të cilëve u dallua më së shumti Danny Green me 20 sosh.

Kjo ishte humbja e 13-të e skuadrës së Gregg Popovichit, të cilët kanë 44 fitore, ndërsa Golden State Warriors e regjistroi fitoren e 32-të krahas 23 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga NBA