Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP 16 EUROLEAGUE

Luftuan, fituan

euroleague

Luftuan, fituan


22 February, 2013 @22:37

Efesi është duke i “dehur” kundërshtarët një nga një, në Top 16 të Euroleague-së. Ata humbjen e vetme në grup deri më tani e pësuan nga nënkampioni CSKA Moska, por lojtarët e trajnerit Oktay Mahmuti, arritën t’i revanshohen  rusëve.

Ndeshja nuk ia nisi mirë për turqit, të cilët hasën vështirësi për të shënuar pikë. Por që nga çereku i dytë deri në fund, skuadra e Ermal Kuqo-së, luftoi me mish e me shpirt në mbrojtje. 

Me mbrojtje agresive, si dhe me  pikët e lojtarit Jordan Farmar, Anadolu Efes arriti ta mposht CSKA Moskën me rezultat 63-60. Lojtari me përvojë nga NBA Farmar, luajti me 15 pikë, ndërsa në anën tjetër Teodosic shkëlqeu me 26 pikë por nuk mjaftuan për fitoren e CSKA-së.

Kjo ishte fitorja e 7-të  për Efesin, derisa ka vetëm një humbje në Grupin E, ndërsa skuadra ruse ka bilanc prej 5 fitoreve e 3 humbjeve.

Reali së bashku me Efesin

Real Madridi e mposhti Alba Berlinin me rezultat 77-72. Spanjollët së bashku me Efesin, gjenden në krye të tabelës me 7-të fitore e një humbje.  Jaycee Carroll luajti me 16 pikë.



GRUPI E

1 Real Madrid 7 F 1 H
2 Anadolu Efes 7 F 1 H
3 CSKA Moscow 5 F 3 H
4 Panathinaikos 5 F 3 H
5 Unicaja 4 F 4 H
6 Zalgiris Kaunas 3 F 5 H
7 Alba Berlin 1 F 7 H
8 Brose Baskets 0 F 8 H


GRUPI F

1 Regal Barcelona 7 F 1 H
2 Siena 6 F 2 H
3 Khimki 5 F 3 H
4 Olympiacos 5 F 3 H
5 Caja Laboral 4 F 4 H
6 Maccabi 3 F 5 H
7 Fenerbahçe 2 F 6 H
8 Besiktas 0 F 8 H

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague