Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AK 47

Rusia mbetet pa Kirilenkon

Rusia mbetet pa Kirilenkon


22 February, 2013 @17:22

Përfaqësuesja e Rusisë në basketboll nuk do ta ketë më në skuadër njërin prej basketbollistëve më të mirë në Europë.

Basketbollisti i Minnesota Timberwolves, Andrei Kirilenko, ka njoftuar se nuk do ta vesh më fanellën e Rusisë.

“Kam biseduar me kryetarin e federatës, Aleksander Krasnenkov, ku i kam thënë se kam menduar shumë për këtë çështje dhe kam vendosur ta lë përfaqësuesen. Arsyeja e këtij vendimi është ngarkesa e madhe me lojë,” ka thënë Kirilenko për një portal rus.

“Në NBA stinori është shumë i ngjeshur me lojë dhe për këtë arsye po mbetet një kohë të gjatë larg familjes dhe të afërmve. Nuk jam i gatshëm që ta kalojë edhe verën larg familjes duke luajtur për përfaqësuesen,” shtoi basketbollisti 32 vjeçar.

Përfaqësuesja e Rusisë në verë të këtij viti do të jetë pjesëmarrëse e Eurobasket 2013 që do të organizohet në Slloveni, derisa mungesa e Kirilenkos do të jetë një hendikep i madh.

Rusia në Eurobasket bën pjesë në grupin D së bashku me Turqinë, Greqinë, Suedinë, Italinë dhe Finlandën.


 
Të gjitha lajmet nga NBA