Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Barça demolon Fenerin

Barça demolon Fenerin


21 February, 2013 @20:37

Regal Barcelona ka demoluar tërësisht basketbollistët turk të Fenerbahçes duke i mposhtur me gati 40 pikë epërsi në Stamboll. 

Pete Mickeal ka qenë koshashënuesi më i mirë në radhët e katalonasve me 17 pikë. Përveç tij janë dalluar edhe Marcelinho Huertas dhe Ante Tomic me nga 14 pikë të shënuara. 

Loja e Barcelonës ka qenë dominuese gjatë gjithë ndeshjes, derisa në çerekune dytë kanë arritur një rezultat mahnitës prej 27-6. 

Te kanarinat turke përkundër humbjes katastrofale, është dalluar Bogdan Bogdanovic me 18 dhe maqedoni Bo McCalebb me 17 pikë. 

Barcelona pas kësaj fitoreje ka bilanc prej 6 fitoresh dhe një humbjeje derisa Fenerbahçe mbetet në dy fitore dhe 5 humbje të regjistruara. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague