Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBOLL

Koha për Superligë

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Koha për Superligë


21 February, 2013 @14:17

Këtë fundjavë fillojnë emocionet e basketbollit të Kosovës. Pas miqësoreve të shumta dhe rezultateve beafsuese në ato, skuadrat besohen të jenë gati për edicionin pranveror të Superligës. 

Peja e stërforcuar!

Padyshim, derbi i xhiros së parë pranverore, ose e XV në përgjithësi e kampionatit llogaritet ajo ndërmjet Pejës dhe RTV 21-shit që do të zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 20:00 në palestrën Karagaç të Pejës. 

E përforcuar me ish lojtarin e stërvitur në NBA, Cyril Awere dhe nipin e të famshmit Dikembe Mutombo, Harouna, Peja llogaritet favorit kur kihet parasysh forca e lojtarëve vendorë të saj nën udhëheqje të Dardan Berishës fantastik. 

Teleboysat kanë ekip!

Në anën tjetër, RTV 21 ka bërë përforcime në dukje të mira - që pritet të tregohen gjatë kampionatit. Koshashënuesi më i mirë i ligës elite malaziase, Brandon Roberson, pastaj qendra turke Ersan Ozseven janë letrat kryesore të Teleboysave. 

Gjithashtu, ata kanë përforcuar edhe bankën me lojtarë vendorë si Urim Zenelaj dhe Elvan Iljazi nga Bashkimi. Kur këtyre i shtohen edhe basketbollistët tjerë - dueli nuk pritet të jetë i lehtë për Pejën, por sidoqoftë do ta arsyetojë epitetin e ndeshjes kryesore të javës. 

Ndeshjet tjera

Në ndeshjet tjera Sigal Prishtina pret Kosovën e Vushtrisë, pastaj Trepça është nikoqir i Dritës në Vushtrri, derisa Sigkos Bashkimi pret Vëllaznimin, që duket të jetë kandidati kryesor për rënie nga elita, sipas përforcimeve të bëra gjatë afatit kalimtar dimëror.



BKT SUPERLIGA, XHIROJA XV

16:00, Jeton Tërstena, Vushtrri Trepça - Drita (2-0) M. Gashi, D. Mehmeti dhe F. Ramadani
17:00, Pallati i Rinisë, Prishtinë Sigal Prishtina - Kosova Vushtrri (2-0) H. Grezda, E. Raqa dhe Xh. Beqiri
19:00, Sezai Surroi, Prizren Sigkos Bashkimi - Vëllaznimi (2-0) H. Zeka, A. Hoxhaj dhe U. Hasani
20:00, Karagaç, Pejë Peja - RTV 21 (2-0) A. Rifati, A. Vula dhe Xh. Mumini
*Ora dhe palestra *Të gjitha ndeshjet zhvillohen të shtunën më 23 shkurt
*Rezultati i përgjithshëm në ndeshjet e ndërsjella *Gjyqtarët e ndeshjeve

NBA

Lakers fiton derbin

NBA

Lakers fiton derbin

21/02/13 @ 13:19

EFES

Super befasia!

Euroleague/International

Super befasia!

21/02/13 @ 13:05

PEJA

Edhe 2 stinorë në Pejë

FBK Superliga

Edhe 2 stinorë në Pejë

20/02/13 @ 13:58

EKSKLUZIVE

Të dhëna nga All Star Kosova

FBK Superliga

Të dhëna nga All Star Kosova

20/02/13 @ 11:04

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga