DRITA

Nesër vjen amerikani i Dritës
21 February, 2013 @16:03
Drita nesër do ta kompletojë ekipin e saj me tre përforcime të huaja. Skuadrës së Gjilanit do t’i bashkohet edhe amerikani Brandon Shingles.
Skuada e parafundit në BKT Superligë, do të kompletohet pak me vonesë, pasi që liga do të fillojë këtë vikend, ndërsa Shingles do të arrijë të premtën në Kosovë, bën të ditur vetë basketbollisti nëpërmjet llogarisë së tij personale në rrjetin social.
Shingles, 191 centimetra i gjatë, luan në pozitën e plejmekerit. Ai së fundi ka luajtur për skuadrën nga liga rajonale e Gjermanisë, Magdeburg.
Përveç amerikanit Shingles, për Dritën luajnë edhe amerikani, Craig Blackmon dhe nigeriani Obinna Agomo. Blackmon ka qenë pjesë e ekipi edhe në vjeshtë, derisa Agomo të shtunën do të luajë për herë të parë në një ndeshje zyrtare për gjilanasit. Që të dy këta basketbollistë kanë qenë pjesë e ekipit të të huajve në ndeshjen All Star të luajtur për nder të ditës së pavarësisë.
Drita të shtunën do të jetë mysafire e Trepçës, në ndeshjen që do të luhet në palestrën e Vushtrrisë.