WEST FIGHT

REUTERS/Mike Stone
Shpërthen Kobe
25 February, 2013 @10:10
Los Angeles Lakers ka arritur të shënojë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshje ndaj Dallas Mavericksit me rezultat 103-99.
Ylli i Lakersëve, Kobe Bryant ka shënuar double-double prej 38 pikëve dhe 12 kërcimeve, derisa vetëm 3 asistime e kanë ndalur nga triple-double. Kanadezi Steve Nash, me 20 pikë të shënuara i ndihmoi gjithashtu ekipit të tij në këtë ndeshje të rëndësishme.
Te Mavericks, ylli gjerman i tyre, Dirk Nowitzki ka arritur të shënojë rekordin e tij të stinorit, prej 30 pikëve dhe 13 kërcimeve. Derisa atij nga banka i ndihmuan Elton Brand dhe Vince Carter me 14 përkatëisht 15 pikë të shënuara.
Pas kësaj fitoreje, Lakers ka bilanc prej 28 fitoreve dhe 29 humbjeve dhe gjindet në pozitën e nëntë të Konferencës Perëndimore, që nuk garanton play-offin, derisa Dallas ka rënë në pozitën e 11-të së po të njejtës Konferencë me bilanc prej 25 fitoreve dhe 30 humbjeve.