Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Peja e fortë për Teleboysat

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi

Peja e fortë për Teleboysat


23 February, 2013 @22:16

Ndeshja kryesore e javës në BKT Superligë ndërmjet Pejës dhe RTV 21-shit, përfundoi në të mirë të pejanëve të cilët fituan me rezultat 82-75.

Çereku i parë i ndeshjes ishte nën dominimin e lehtë të skuadrës së Pejës, e cila ishte më e mirë për 2 pikë në fund të 10 minutëshit të parë. Në çerekun e dytë gjërat ndryshuan. Ekipi i RTV 21 arriti për herë të parë të del në epërsi kur rezultati u bë 39-40, derisa në fund të pjesës së parë skuadrat shkuan në zhveshtore me epërsinë dy pikëshe të Teleboysave, 43-45.

Çereku i tretë filloi me epërsinë 7-0 të Pejës, ku të gjitha pikët u shënuan nga Dardan Berisha. Dardani këtë çerek e përmbylli me 19 pikë duke qenë i pandalshëm për mbrojtjen mysafire. Ndërsa në çerekun e katërt pejanëve nuk i mbeti asgjë përveç se ta rruajë epërsinë nëpërmjet pikëve të Samir Shaptahoviçit dhe Berishës.

Përveç Berishës i cili ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, pikë dyshifrore te Peja shënuan edhe Samir Shaptahoviç me 19 pikë, Alban Veseli me 11 dhe Gerti Shima me 10 pikë.

Kurse te Teleboysat 22 pikët e Brandon Robersonit dhe 14 të Ersan Ozsevenit ishin të pamjaftueshme për fitoren e mysafirëve.

Pas kësaj jave, Peja tani ka 14 fitore dhe një humbje, aq sa ka edhe Sigal Prishtina, mirëpo tani ekipi prishtinas renditet në krye të radhitjes tabelare për shkak të koshdallimit më të mirë. Ndërsa RTV 21-shi ka bilanc prej 6 fitoreve dhe 9 humbjeve.



REZULTATET E JAVËS:

Peja RTV 21 82 - 75
Sigal Prishtina Kosova 112 - 44
Trepça Drita 79 - 58
Sigkos Bashkimi Vëllaznimi 97 - 67


TABELA (fitore-humbje)

1 Sigal Prishtina 14 1
2 Peja 14 1
3 Sigkos Bashkimi 10 5
4 Trepça 8 7
5 RTV 21 6 9
6 Vëllaznimi 4 11
7 Drita 3 12
8 Kosova 1 14


Koshashënuesit më të mirë të ndeshjes Peja - RTV 21

1 Dardan Berisha 33 pikë Peja
2 Brandon Roberson 22 pikë RTV 21
3 Samir Shaptahoviç 19 pikë Peja
4 Ersan Ozseven 14 pikë RTV 21
5 Kendrick Jones 12 pikë RTV 21
6 Urim Zenelaj 12 pikë RTV 21

TOP 16 EUROLEAGUE

Luftuan, fituan

Euroleague

Luftuan, fituan

22/02/13 @ 22:37

BASHKIMI

Vëllaznimi kalohet lehtë

FBK Superliga

Vëllaznimi kalohet lehtë

23/02/13 @ 20:53

TORICDA

Mims mbetet në Trepçë

FBK Superliga

Mims mbetet në Trepçë

23/02/13 @ 19:13

BKT SUPERLIGA

Trepça e Prishtina pa problem

FBK Superliga

Trepça e Prishtina pa problem

23/02/13 @ 18:59

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga