BASHKIMI
BOROZANI/ Erdis Driza
Vëllaznimi kalohet lehtë
23 February, 2013 @20:53
Sigkos Bashkimi ka regjistruar edhe fitoren e dhjetë në këtë edicion në BKT Superligë.
Prizrenasit në ndeshjen e zhvilluar pa shikues në palestrën Sezai Surroi në Prizren, arritën ta mposhtin Vëllaznimi me rezultat të thellë 97-67.
Bashkimi ishte më i mirë në të katër çerekët e takimit, për të shënuar fitoren prej 30 pikëve epërsi në fund të ndeshjes, ndërsa rezultati sipas çerekëve ishte 28-16; 28-16; 21-19; 20-16.
Tek vendasit 5 basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ku më i dalluari ishte lituanezi Rokas Uzas me 25 pikë, i cili njëkohësisht u bë edhe koshashënuesi më i mirë i ndeshjes. Ndërsa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Mark Dawson me 20 pikë, Kejuan Johnson me 16 dhe Mustafë Merovci me 12 pikë.
Në anën tjetër, te Vëllaznimi u dalluan Fisnik Juniku me 23 pikë, dhe Valon Gashi me 17 pikë, derisa Sami Hajzeri dhe Driton Rraci shënuan nga 11, përkatësisht 10 pikë.
Xhiron e ardhshme Sigkos Bashkimi udhëton në Gjilan për t’u përballur me Dritën, kurse Vëllaznimi do të takohet me RTV 21-shin.
Koshashënesit më të mirë:
1 | Rokas Uzas | 25 pikë | Sigkos Bashkimi | |
2 | Fisnik Juniku | 23 pikë | Vëllaznimi | |
3 | Mark Dawson | 20 pikë | Sigkos Bashkimi | |
4 | Valon Gashi | 17 pikë | Vëllaznimi | |
5 | Kejuan Johnson | 16 pikë | Sigkos Bashkimi | |
6 | Mustafë Merovci | 12 pikë | Sigkos Bashkimi |