TORICDA
BOROZANI/ Lis Dorambari
Mims mbetet në Trepçë
23 February, 2013 @19:13
Lëndimi i qendës amerikane të Trepçës ka dalë të jetë shumë më i lehtë sesa që është parashikuar në fillim dhe kampioni ka vendosur ta mbajë atë në Mitrovicë.
Kështu ka thënë pak më parë anëtari i kryesisë së Trepçës Naim Hajrizi për Borozanin.
“Pas inçizimit magnetik sot, mjeku ka konstatuar se lëndimi i tij është i lehtë dhe ai duhet të pushojë vetëm një javë, e jo siç na tha në fillim. Kështu, ai do të pushojë gjatë gjithë javës dhe do të jetë në dispozicion të klubit gjatë stinorit,” ka thënë Hajrizi.
Trepça sot ka filluar me fitore pjesën e dytë të kampionatit duke mposhtur Dritën.