BKT SUPERLIGA

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi/ Arkiv
Trepça e Prishtina pa problem
23 February, 2013 @18:59
Dy ndeshjen e para të javës së parë të stinorit pranveror në BKT Superligë kanë kaluar pa befasi.
Në përballjen ndërmjet Trepçës dhe Dritës, që u zhvillua në palestrën Vushtrrisë, fitore shënoi ekipi mitrovicas me diferencë prej 23 pikëve, 79-58.
Trepça që nga fillimi i ndeshjes dominoi në lojë, duke qenë më e mirë se Drita në të gjitha çerekët e ndeshjes (22-09; 19-17; 16-11; 22-21)
Prishtina bindshëm ndaj Kosovës!
Fitore të pritur ka shënuar edhe Sigal Prishtina ndaj Kosovës së Vushtrrisë. Mirëpo e pa pritur ishte rezultati bindës i ndeshjes, ku bardhekaltërit shënuan fitore me rezultat të thellë 112-44.
Madje edhe më bindës ishte rezultati i çerekut të parë. Bardhekaltërit ishin superior në mbrojtje në këtë çerek, duke mos lejuar kundërshtarin të shënoj më shumë se vetëm një pikë!
Prishtina çerekun e parë e fitoi me rezultat 27-1, kurse më pas epërsia gjithmon vazhdoi duke u thelluar ku në fund shkoi deri në 68 pikë për fitoren e 14 të këtij stinori për prishtinasit.