TREPÇA
BOROZANI/ Lis Dorambari
Trepça liron Mimsin?!
22 February, 2013 @20:25
Qendra amerikane e Trepçës, Dennis Mims, pritet të mos jetë pjesë e skuadrës në vazhdim të edicionit.
Basketbollisti 33 vjeçar mendohet të lirohet nga klubi xehetar për shkak të lëndimit, bën të ditur për Borozani.com zyrtari i klubit, Naim Hajrizi.
Hajrizi po ashtu ka shtuar se Trepça ka dërguar kërkesë në federatë që të mundësohet zëvendësimi i Mimsit, nëse vërtetohet lëndimi afatgjatë.
Afati kalimtar në BKT Superligën e Kosovës ka përfunduar ditë më parë dhe skuadrat nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë përforcim në vazhdim të edicionit.