NBA

REUTERS/Brian Snyder
Boston bën Jazz në Utah
26 February, 2013 @12:51
Skuadra e trajnerit Doc Rivers, edhepse e ndien mungesën e dirigjentit Rajon Rondo, i cili për shkak të lëndimit është duke munguar, nuk kanë bilanc të keq në Konferencën Lindore.
Kjo ishte ndeshja e pestë si mysafirë në shtatë netët e fundit. Bostoni arriti ta mposht Utah Jazzin në Salt Lake City, me përvojën e lojtarit Paul Pierce, i cili vetëm në vazhdime shënoi 7 pikë.
Ndeshja përfundoi pas pesë çerekëve, ku keltët fituan me rezultat 110-107. Më i miri ishte Paul Pierce me 26 pikë, 8 asistime e 7 kërcime. Ndërsa tek Utah u dallua Gordon Hayward me 26 pikë.
REZULTATET E TAKIMEVE
Utah - Boston | 107-110 OT | ||
Denver - Lakers | 119-108 | ||
Detroit - Atlanta | 103-114 | ||
Toronto - Washington | 84-90 |