NBA

REUTERS/Jim Young
Noah përsëri në skenë
3 March, 2013 @11:29
Françezi Joakim Noah, nuk po mbetet “françez” në ndeshjet e skuadrës së tij. Ai është duke e nxitur skuadrën e Bullsit në ndeshjet e fundit.
Pas performancës fenomenale kundër Philadelphia-së, me ç‘rast kishte bërë triple-double me 23 pikë, 21 kërcime e 11 bllokada, Noah në ndeshjen kundër Brooklynit, luajti me double-double, gjë që ishte e mjaftueshme për fitore.
Ndeshja përfundoi me rezultat 96-85 në favor të demave, ndërsa Noah shkëlqeu me 21 pikë e 10 kërcime, duke u ndihmuar edhe nga Carlos Boozer me 20 pikë. Në anën tjetër, te Brooklyni u dallua Brook Lopez me 22 pikë.
Lëndimi i Derrik Rose-it, nuk ishte shenjë e mirë për Chicago-në, megjithatë Bullsi ka bilanc shumë të mirë në Konferencën Lindore se sa që është pritur. Ata gjenden në pozitën e pestë me 34 fitore e 25 humbje.
REZULTATET E TAKIMEVE
Chicago - Brooklyn | 96-85 | ||
Portland - Minnesota | 109-94 | ||
Milwaukee - Toronto | 122-114 OT | ||
Philadelphia - Golden State | 104-97 |