Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRITERET PER WILD CARD

Cilat skuadra mund të aplikojnë për WildCard për Ligë të Parë?

Cilat skuadra mund të aplikojnë për WildCard për Ligë të Parë?


2 October, 2020 @11:19

Pas vendimit të marrë dje lidhur me pranimin e një ekipi në Ligë të Parë të Kosovës përmes WildCardit, FBK ka vendosur edhe kriteret për ekipet që dëshirojnë të aplikojnë aty.

Në konkursin e publikuar në faqen zyrtare të FBK-së janë bërë të ditura se cilat kritere duhet plotësuar për të qenë pjesë e Ligës së Parë, ndërsa afati për aplikim është deri më 3 tetor në mesditë, 12:00.

KONKURS

Për përmbushjen e një vendi vakant në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin 2020/21 nëpërmjet Wild Card.

Kushtet për një klub për të konkurruar për Wild Card, sipas nenit 5 të Rregullores për Sistematizim dhe Licencim janë:

1. Të ketë garuar në edicionin 2019/20 në garat e FBK-së dhe ti ketë përmbushur të gjitha obligimet ndaj FBK-së;

2. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me terren të basketbollit sipas dimensioneve dhe rregullave të FIBA-s;

3. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me pajisjet teknike për mbajtjen e rezultatit të ndeshjes, kohës, kohës së aksionit (posedimit të topit) dhe gabimeve personale sipas standardeve të FIBA-s, si dhe pajisje me LED ndriçimin për skadimin e 24 sekondave;

4. Të ketë të licencuar mbajtësin e DSS, të ketë të licencuar lojtarët/stafin në platformën online dhe që të ofrojë kushtet optimale për mbajtësit e statistikave;

5. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me kosha të basketbollit me tabela dhe rrjeta sipas propozicioneve të FBK-së dhe rregullave të FIBA-s;

6. Të ketë në dispozicion me qasje të vazhdueshme një palestër të sporteve me zhveshtore për dy ekipe, një zhveshtore për personat zyrtarë, një hapësirë të klubit me zyrë, të pajisur me telefon, internet dhe kompjuter;

7. Të ketë nën kontratë së paku 2 trajnerë të licencuar;

8. Të ketë në dispozicion së paku 1 person të autorizuar mjekësor;

9. Të ketë në dispozicion së paku një zyrtar - komesar për siguri;

10. Të ketë të licencuar së paku një përfaqësues zyrtar në FBK;

11. Të ketë internet dhe të mundësojë qasje në internet në dhe afër tavolinës zyrtare;

12. Të ketë hapësirë për konferenca për shtyp dhe tu mundësojë gazetarëve punë komode në ndeshjet e veta.

Klubet e interesuara duhet të paraqesin kandidaturën e tyre në email adresën [email protected]

Afati për shprehje interesi për të gjithë klubet është deri më 03.10.2020 (e shtunë) në ora 12:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë