Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Constantinides beson në fitore

Constantinides beson në fitore


2 February, 2016 @21:24

Sigal Prishtina nesër do ta fillojë fazën e dytë të Ligës Ballkanike me ndeshjen kundër Kozuvit, që do të zhvillohet në qytetin e Gjevgjelisë, në Maqedoni.

Lidhur me këtë ndeshje, ka folur trajneri i bardhekaltërve, Antonis Constantinides, i cili është shprehur optimist për fitore.

“Ndeshja ndaj Kozuvit është shumë e rëndësishme për ne, pasi që nëse e fitojmë këtë ndeshje dhe ato që i kemi në shtëpi, do të jemi në gjysmëfinale dhe ndoshta do të jemi në vendin e parë. Është një ndeshje e vështirë, por besoj se do t’ia dalim me sukses,” ka thënë strategu qipriot për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshja ndërmjet Kozuvit dhe Sigal Prishtinës do të fillojë nga ora 18:00.


 
Të gjitha lajmet nga