KARAGAÇI

Foto: KB Peja/ Korniza
Levski befason Pejën
2 February, 2016 @20:52
Peja nuk e ka filluar mirë fazën e dytë të Ligës Ballkanike.
Ekipi i trajnerit Branimir Pavic është mposhtur në shtëpi nga skuadra nga Sofia, Levski.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte kryesisht e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, ndërsa me të filluar çereku i tretë, mysafirët filluan ta kontrollojnë lojën.
Levski gjatë kësaj periudhe krijoi epërsi deri në 14 pikë, kyse në dhjetëminutëshin e fundit hyri me rezultat 57-69.
Me të filluar periudha e katërt, Peja krijoi seri prej 9-0, për ta ngushtuar disavantazhin deri në -1 pikë, por kjo ishte e tëra që pejanët arritën ta bëjnë, pasi që bullgarët arritën ta ruajnë avantazhin deri në përfundim të takimit, duke triumfuar me rezultat 78-86.
Për Pejën në këtë ndeshje më i miri ishte Drilon Hajrizi që shënoi 24 pikë, kurse te Levski u dallua Aleks Simeonov me 21 pikë.
TABELA AKTUALE E FAZËS SË DYTË
Kjo është humbja e parë e Pejës përballë Levskit, pasi që në dy ndeshjet e mëparshme kundër rivalit bullgar, pejanët ishin ndarë nga palestra kokëlartë.
Kështu, me këtë humbje, edhe seria prej 20 fitoreve rresht e Pejës nga të gjitha kompeticionet morri fund.
Statistikat ekipore
Peja | Levski | ||
Çereku i parë | 18 | 17 | |
Çereku i dytë | 22 | 24 | |
Çereku i tretë | 17 | 28 | |
Çereku i katërt | 22 | 16 | |
Kërcime | 34 | 40 | |
Asistime | 17 | 22 | |
Bllokada | 3 | 7 | |
Topa të vjedhur | 4 | 5 | |
Topa të humbur | 7 | 10 | |
Tentime për tre pikë | 9/28 | 11/34 | |
Tentime nga loja | 30/75 | 31/69 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 10/12 | 12/16 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 24 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
2 | Kevin Burwell | 15 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
3 | Ronald Davis | 14 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
4 | Nenad Delic | 11 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
5 | Nicholas Covington | 8 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Samir Zekiqi | 3 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Rron Grapci | 2 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Fisnik Rugova | 2 pikë | 1 kërcim | 1 top të vjedhur |
Statistikat individuale te Levski
1 | Aleks Simeonov | 21 pikë | 10 kërcime | 6 asistime |
2 | Evgeni Hadzhirusev | 14 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |
3 | Yordan Minchev | 12 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
4 | Stanislav Slaveykov | 12 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
5 | Krum Doychinov | 11 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
6 | Ventsislav Petkov | 7 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Angel Peychinov | 6 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Ivko Ivkov | 2 pikë | 1 asistim | - |