MEDIA
Constantinides largohet nga Prishtina
8 July, 2016 @8:46
Trajneri qipriot, Antonis Constantinides, nuk do të drejtojë Sigal Prishtinën në stinorin vijues.
Njoftimin e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e klubit edhe vetë trajneri për Kohën Ditore sot.
Për shkaqe familjare trajneri në fjalë ka thënë se do të duhet të qëndrojë afër Qipros e Greqisë, ndërsa mediat e atjeshme kanë shkruar se pritet të drejtoje skuadrën greke, Trikala.
Constantinides ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës dhe ligën ballkanike stinorin që shkoi me ekipin bardhekaltër nga kryeqyteti.
Qiprioti 41 vjeç është emëruar gjithashtu edhe trajner i Shqipërisë dhe do të drejtojë këtë përfaqësuese në kualifikime për Eurobasket 2017.