Doellman vjen në fund të muajit
8 July, 2016 @8:26
Basketbollisti amerikan, Justin Doellman, të cilin e ka natyralizuar reprezentacioni i Kosovës në basketboll dhe pritet të jetë arma më e fortë e Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017 - do t’i bashkohet ekipit në fund të korrikut.
Për shkak të stinorit të gjatë në Spanjë, që ka përfunduar vetëm disa ditë më parë, Doellman do të ketë pushim deri në fund të këtij muaji, kur pritet t’i bashkohet të ftuarve të Arben Krasniqit.
Doellman është 31 vjeç dhe luan për Barcelonën, ku është njëri prej lojtarëve më të dalluar të saj.
Natyralizimi i Doellmanit nga Kosova ka bërë bujë të madhe në mediat e huaja.