KOSOVA U-18 FEMRAT
Nisen për europian
7 July, 2016 @13:05
Përfaqësuesja e femrave U-18 të Kosovës është skuadra e parë në konkurrencën e femrave që do të merr pjesë në një garë zyrtare të FIBA-së prej se FBK u pranua në instancat ndërkombëtare të basketbollit.
Kosova U-18 (Femrat) merr pjesë në europianin e bashkëmoshatareve të Divizionit C që mbahet në kryeqytetin e Gjeorgjisë, në Tbilisi, prej 8 deri më 14 korrik.
Basketbollistet janë nisur sot nga Kosova për në Gjeorgji.
Ekipi i basketbollisteve të Kosovës U-18 përbëhet nga:
4. Diedona Halitaj, 166 cm (pozita: 2)
5. Adea Kastrati, 177 cm (pozita: 2)
6. Rina Hoda, 156 cm (pozita: 1)
7. Mirlindë Daku, 170 cm (pozita: 1)
8. Sihana Ramoja, 174 cm (pozita: 3)
9. Aulona Muhadri, 182 cm (pozita: 1)
10. Flaka Kelmendi, 167 cm (pozita: 2)
11. Tokjona Rexhaj, 172 cm (pozita: 4)
12. Rina Ukella, 155 cm (pozita: 1)
13. Zana Zeka, 172 cm (pozita: 3)
14. Artidona Sahiti, 176 cm (pozita: 2)
15. Edita Medunjanin, 185 cm (pozita: 5)
Trajner: Chris Dial, ndihmës trajner: Kimete Haliti