KUALIFIKIMET PËR RIO2016
Italia e Letonia, sigurojnë gj’finalet
6 July, 2016 @14:33
Përfaqësuesja e Italisë nga GRUPI C (B) kualifikues dhe ajo e Letonisë nga GRUPI A (B) kualifikues për në Rio 2016 kanë siguruar gjysmëfinalet në grupet e tyre, me fitoret e mbrëmshme.
Italia ka mposhtur Kroacinë 67-60 ku ka shkëlqyer Danilo Gallinari me 12 pikë e 8 kërcime, ndërsa më efikasi ka qenë Marco Belinelli me 19 pikë të shënuara.
Në anën tjetër, Letonia, ka mposhtur Çekinë realitivisht lehtë 71-59, ku më efikasi ka qenë Dairis Bertans me 18 pikë të shënuara.
Duelet tjera zhvillohen sonte, ndërsa sistemin kualifikues për Olimpiadën e Rios mund ta gjeni këtu.