DREJT OLIMPIADËS
Luftë e madhe basketbollistike për Rio2016
5 July, 2016 @0:56
Mbrëmë kanë nisur duelet e para në kualifikimet përfundimtare për turneun basketbollistik të Olimpiadës që zhvillohet në Rio de Janeiro të Brazilit këtë vit.
Favoritët kanë shënuar fitore në ndeshjet e para, ndërsa deri në fund të kualifikimeve priten duele të forta.
Në kualifikime për 3 vende të lira në Rio 2016 janë duke u zhvilluar tre turne në tre vende të ndryshme, që po ua prezentojmë sipas radhës.
GRUPI I TORINOS
Në Torino të Italisë, janë: GRUPI A: Greqia, Irani, Meksika. GRUPI B: Italia, Tunisi, Kroacia. Fituesi i Torinos, merr biletën për Rio.
Duelet e para: Greqia 78-53 Irani, Tunisi 41-68 Italia.
GRUPI I BEOGRADIT
Në Beograd të Serbisë, luftojnë: GRUPI A: Serbia, Porto Rikoja, Angola. GRUPI B: Japonia, Letonia e Çekia. Fituesi i Beogradit merr biletën tjetër për Rio.
Duelet e para: Japonia 48-88 Letonia dhe Serbia 87-81 Porto Riko.
GRUPI I MANILAS
Dhe në Manila të Filipineve për biletën përfundimtare drejt Olimpiadës luftojnë: GRUPI A: Turqia, Kanada, Senegali. GRUPI B: Franca, Filipinet dhe Zelanda e Re. Fituesi i këtij grupi, siguron Rion.
Në duelet e para takohen: Turqia - Kanada dhe Franca - Filipinet.
KUSH KA SIGURUAR OLIMPIADËN?
Kurse, në Rio 2016 tashmë biletën kanë siguruar: Brazili (vendas), SHBA (fituese e Kupës së Botës, 2014), Nigeria (fituese e AfroBasket 2015), Venecuela e Argjentina (fituese e FIBA America 2015 dhe nënkampionja), Kina (fituese e FIBA Asia 2015), Spanja dhe Lituania (fituese e Eurobasket 2015 dhe nënkampionja) dhe Australia (fituese e FIBA Oceania 2015) që kompletojnë 9 skuadrat e sigurta.
Kur këtyre i shtohen edhe 3 ekipe tjera nga grupet që po luftojnë për nga një biletë, kompletohen të 12 skuadrat pjesëmarrëse në Olimpiadën e Rios.
12 ekipet në Rio 2016 ndahen në 2 grupe nga 6 skuadra, prej të cilave 4 sigurojnë kalimin në çerekfinale nga secili grup dhe vazhdon faza eliminatore deri në finale.