MIQËSORJA
Bullgaria U20 mposht Kosovën U20
Teksti: FBK
3 July, 2016 @11:07
Në miqësoren e zhvilluar në Prishtinë Kosova U20 është mposhtur nga bashkëmoshatarët bullgarë mbrëmë me rezultat 70-57.
Lojtarët mysafir u shkëputën në rezultat qysh në minutat e parë të ndeshjes dhe pasi shënuan 8 pikë në dy minutat e fundit te çerekut të parë e përmbyllën këtë dhje të minutash me epërsi 22:15.
Çereku i dytë ishte i vetmi ku Kosova pati rezultat pozitiv dhe loja e mirë, sidomos në mbrojtje bëri që në fund të pjesës së parë epërsia e bullgarëve të ngushtohet në pesë pikë 30:35.
Në pjesën e dytë, të dy seleksionet, që kishin hyrë në ndeshje me përbërje të zgjeruara, me më shuam se 12 lojtarë, provuan lojtarë dhe koncepte të ndryshme.
Kosova arriti që ta zvogëlojë epërsinë e bullgarëve dy herë deri në tri pikë, mirëpo, në minutat e fundit, mysafirët patën seri të suksesshme dhe fituan 70:57.
Miqësorja e radhës zhvillohet sot në mesditë.