KUNDËRSHTARJA E KOSOVËS
Marinov në dyshim te Bullgaria
2 July, 2016 @14:37
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Stanimir Marinov, nuk është e sigurt nëse do ta përfaqësojë Bullgarinë në kualifikimet për Eurobasket 2017.
Marinov ka pasur operacion për shkak të lëndimit në muskul dhe për këtë arsye ai ka nevojë për pushim një muajor. Vetëm pas kësaj periudhe Marinov do të mund t’i kthehet stërvitjeve dhe më pas edhe t’i bashkohet përfaqësueses bullgare.
Kjo e fundit ka paralajmëruar se do t’i fillojë përgatitjet nga 15 korriku, ndërsa Marinov do të mund t’i bashkohet skuadrës vetëm në fund të këtij muaji.
Përveç Marinovit, pjesë e Bullgarisë është edhe basketbollisti tjetër nga Sigal Prishtina, amerikani Jason Washburn.
Bullgaria dhe Kosova janë në grup të njëjtë në kualifikimet për Eurobasket 2017, së bashku me Slloveninë dhe Ukrainën.