KENAN SPAHI
Spahi largohet nga Fenerbahçe
1 July, 2016 @11:45
Basketbollisti kosovar, Kenan Spahi, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës turke, Fenerbahçe, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit verdhë e kaltër.
Kontrata ndërmjet tij dhe skuadrës është shkëputur me marrëveshje të dy anshme dhe tani Spahi mbetet lojtar i lirë.
Ai ka luajtur për Fenerbahçen në stinorët 2013/14 dhe 2014/15, ndërsa në stinorin e fundit ishte i huazuar te skuadra Pinar Karsiyaka për shkak të hapësirës të pamjaftueshme për lojë te gjiganti nga Stambolli.
Spahi aktualisht gjendet së bashku me ekipin e përfaqësueses së Turqisë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet në Lojërat Olimpike.