Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREAM TEAM

Kompletohet SHBA-ja për Lojërat Olimpike

Kompletohet SHBA-ja për Lojërat Olimpike


27 June, 2016 @17:55

Më në fund është kompletuar skuadra basketbollistike e SHBA-së për Lojërat Olimpike që do të mbahen në Rio të Brazilit.

Sivjet, shumica e yjeve si: LeBron James, Stephen Curry, Chris Paul, James Harden, Russell Westbrook, Kawhi Leonard e disa të tjerë nuk do të jenë në skuadër.

Edhe pse lojtarët po deklarojnë disa arsye si lodhja apo ndonjë lëndim, është duke u përfolur se arsyeja kryesore është shqetësimi nga virusi Zika në Rio.

Megjithatë SHBA-ja krahas mungesave, mbetet e fortë. Ata kanë fuqi që të stolisen me medalje të artë me lojtarë si: Kevin Durant, Carmelo Anthony, Kyle Lowry, DeMar DeRozan, Paul George, Draymond Green, Klay Thompson, DeMarcus Cousins, Jimmy Butler, DeAndre Jordan, Kyrie Irving e Harrison Barnes.

‘Dream Team’, ndeshjen e parë në Rio do ta luajë me 6 gusht.


 
Të gjitha lajmet nga NBA