STREETBALL
Juniku e Shabanaj fitues në garat individuale
26 June, 2016 @21:39
Fisnik Juniku i skuadrës Che Bar në Streetball Kosova International 2016, është shpallur fitues i garës për tre pikë.
Ai ka fituar këtë çmim duke e mposhtur në garë Arian Qallakun dhe Daniel Kristofin.
Ndërsa në garën për ngulitje, ka triumfuar Diamant Shabanaj, po ashtu i ekipit Che Bar, i cili ka marrë më së shumti duartrokitjet e publikut me ngulitjet e tij atraktive.
Ai ishte në garë me dy basketbollistë aktivë, Urim Zenelajn dhe Albatrit Berishën.