Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STREETBALL

Dy skuadra kosovare në gjysmëfinale

Dy skuadra kosovare në gjysmëfinale


Teksti: Streetball Kosova

25 June, 2016 @22:32

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinale, të turneut ndërkombëtar “Streetball Kosova International 2016”, që të dielën më 26 qershor, do të luajnë për çmimin e madh, 4 mijë euro dhe epitetin e kampionit të parë në Kosovë në këtë garë.

Ekipet, Golden Eagle Albania dhe Che Bar nga Kosova, e mbyllën fazën e grupeve si liderë me nga tri fitore, ndërsa në gjysmëfinale të dielën, presin ekipet Air Force One përkatësisht Nord Gym, kjo e fundit nga Bullgaria.

Të shtunën, në Pishinën e Germisë në Prishtinë, u zhvilluan ndeshjet e fazës së grupeve ndërmjet tetë ekipeve, të cilat morën pjesë, në turneun e parë ndërkombëtar Streetball Kosova International 2016, që nga viti i ardhshëm synon të bëhet njëra nga qendrat e Streetballit në Evropë.

Kryetari i Shoqatës së Streetballit në Kosovë, Agon Fehmiu në fjalimin hapës të turneut ka thënë, se ekipet pjesëmarrëse sot, janë duke bërë histori.

“Para 16 viteve në po këtë fushë, ka filluar rrugëtimi 16 vjeçar i streetballit kosovar, i cili në vitin 2005, u bë pjesë e suksesshme dhe e pandashme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ndërsa me 12 shkurt 2013 u pranua zyrtarisht në familjen ndërkombëtare të FIBA 3x3 Basketball, duke debutuar në arenën ndërkombëtare në vitin 2014, në Bucharest Challenger në Rumani.

Kështu, sivjet, për herë të parë në histori të kësaj dege të re të basketbollit, lojës 3 kundër 3 në një kosh, që ne e quajmë edhe streetball dhe e cila aktualisht, njihet si sporti më i popullarizuar urban në botë, Streetball Kosova po e hap një faqe të re , duke organizuar turneun e parë zyrtar ndërkombëtar”, ka thënë Fehmiu para streetballistëve.

Rrjedha e garës

Në Grupin A, ishin shortuar, ekipi kampion i Streetballit të vitit të kaluar në Kosovë, Vision Group, së bashku me ekipin tjetër kosovar NATO, dhe dy ekipet ndërkombëtare, Golden Eagle Albania nga Shqipëria dhe Nord Gym nga Bullgaria.

Pas përballjeve në grupe, ekipi nga Shqipëria pa asnjë humbje, ishte lider i grupit, së bashku me bullgarët e Nord Gym, duke siguruar gjysmëfinalen, derisa ekipi mitrovicas që përbëhej nga Gazmend Asllani, Besnik Azemi, Arian Tahiri e Kreshnik Juniku, nuk fitoi asnjë ndeshje.

Në Grupin B, merrnin pjesë Che Bar, kampioni i Kosovës i para dy viteve, nënkampioni i edicionit të kaluar Air Force One, skuadra nga Maqedonia Shkupi dhe ekipi turk Istanbul.

Në gjysmëfinale, po ashtu pa humbje, u kualifikua Che Bari, që përbëhej nga Fikret Shatri, Fisnik Juniku, Gazmend Sinani dhe Shabani.

Në gjysmëfinale, si i dyti nga ky grup shkoi edhe Air Force One, falë fitores vendimtare prej 22:18 ndaj Istanbulit, ku basketbollistët Albatrit Berisha, Ujkan Karanezi, Altin Sahiti, bombarduan turqit me 11 dypikësha, që është edhe rekord por edhe kuriozitet, pasi asnjë ndeshje më parë, nuk është vendosur në mënyrë të tillë.

Kështu në gjysmëfinale të dielën, do të përballen Golden Eagle Albania kundër Air Force One, ndërsa në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, do të luajnë  Che Bar kundër Nord Gym nga Bullgaria.

Pas ndeshjeve gjysmëfinale, organizatori ka menduar edhe për publikun me dy garat e tjera atraktive, garën për trepikësha, si dhe garën e ngulitjeve, të cilat do të zhvillohen para Finales së turneut të parë ndërkombëtar, të Streetballit në Kosovë.


JAREN SINA

Sina gati për Kosovën

Eurobasket

Sina gati për Kosovën

24/06/16 @ 18:04

STREETBALL

Gjithçka gati për “Streetball Kosova International 2016”

FBK Superliga

Gjithçka gati për “Streetball Kosova International 2016”

24/06/16 @ 15:05

FAZA PËRGATITORE

Java e kampit për përfaqësueset U18

FBK Superliga/Eurobasket

Java e kampit për përfaqësueset U18

24/06/16 @ 14:51

SERGE

Ibaka në Orlando

NBA/Transfere

Ibaka në Orlando

24/06/16 @ 14:44

DRAFT 2016

NBA Drafti vjen me befasi

NBA

NBA Drafti vjen me befasi

24/06/16 @ 11:47

DRAFT 2016

Sonte mbahet drafti në NBA

NBA

Sonte mbahet drafti në NBA

23/06/16 @ 23:13

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga