KENAN SIPAHI
Tregon arsyet e tërheqjes nga Drafti për NBA
28 June, 2016 @18:10
Basketbollisti kosovar, Kenan Sipahi, është zgjedhur në përfaqësuesen e Turqisë që do të luajë në kualifikime për ta fituar të drejtën e paraqitjes për Lojërat Olimpike.
Kenani më 10 qershor ishte pjesë e një kampi që është mbajtur në Itali, derisa shkëlqeu aty dhe u zgjodh në pesëshen më të mirë të kampit.
Në një intervistë për sajtin turk basketball.com.tr, Kenani tregoi arsyen se pse u tërhoq nga Drafti i NBA-së.
“Për mua ishte shumë i rëndësishëm ky kamp, ngase doja që të takoja disa klube nga NBA, të cilët nuk kishin shumë informacione për mua. Sivjet unë isha në
Draftin e NBA-së, por u tërhoqa nga Drafti sepse ashtu më drejtoi menaxheri im.”
Basketbollisti në fjalë aktualisht është pjesë e Fenerbahçes, pasi i ka skaduar kontrata me skuadrën Karsiyaka, për të cilën luajti stinorin e fundit në formë huazimi.
Për Kenanin ka qenë i interesuar edhe përzgjedhësi i Kosovës, Arben Krasniqi, për ta përfshirë në listën e përfaqësueses për kualifikimet në Eurobasket, mirëpo 21 vjeçari zgjodhi Turqinë, duke e refuzuar ftesën kosovare.