RAPORT NGA KAMPI
Implementimi nis në gusht
Teksti: FBK
3 July, 2016 @11:19
Prej 26 deri më 30 qershor në Prishtinë në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në mbështetje të FIBA-s në kuadër të programit “Youth Development Camp” është organizuar Kampi për grupmoshat U-12 dhe U-14 në të dyja konkurrencat.
Pjesëmarrës të Kampit kanë qenë rreth 70 fëmijë nga e gjithë Kosova, ndërsa me fëmijët kanë punuar 10 trajnerë, nën udhëheqjen e koordinatorit për gjenerata të reja të FBK-së, trajnerit amerikan Chris Dial.
Fëmijët kanë punuar nga dy herë në ditë, ndërsa stërvitjet janë zhvilluar në palestrën e sportit të kolegjit ISP në lagjen Marigona Residence në Prishtinë.
Trajnerët që kanë punuar me fëmijët janë: Chris Dial, Dustin Karrer, Diamant Shabani, Arianit Morina, Laurant Ibrahimi, Arsim Berisha, Qëndrim Demi, Gent Zeka, Pal Syla dhe Driton Rraci.
Qëllimi i organizimit të kampeve të tilla, krahas masovizimit të basketbollit ndër gjenerata të reja është edhe selektimi i basketbollistëve dhe basketbollisteve të reja për Përfaqësueset U-16 për në vitet në vazhdim.
Duhet theksuar se FIBA dhe FIBA Europe edhe këtë vit e kanë mbështetur FBK-në dhe punën e saj me gjenerata të reja, duke e inkuadruar në një program edhe më të madh të Kampeve, kësaj radhe me grupmoshën U-14 (meshkujt). Bëhet fjalë për Kampin që do të udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa partnerë të saj do të jenë Kosova, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria.
Ky kamp do të filloj të implementohet që nga muaji gusht.