1-0
cSKA problem në Moskë
12 April, 2016 @21:13
Nuk ndodhi ndonjë befasi në Moskë edhe pse Crvena Zvezda, gjatë ndeshjes iu afrua disa herë CSKA-së, por nuk arriti të bëjë diçka më shumë.
Skuadra ruse, e mposhti kundërshtarin me rezultat 84-74, derisa koshashënuesi më i mirë ishte Milos Teodosic me 23 pikë, që u ndihmua edhe nga Kyle Hines me 21 pikë të tjera.
Te mysafirët u dallua Quincy Miller me 14 pikë.
Kjo ishte fitorja e parë e serisë për CSKA Moskën, ndeshja e radhës do të luhet përsëri në Rusi, me 14 prill.
Në Final Four kualifikohet ekipi që arrin i pari 3 fitore nga 5 ndeshjet e mundshme.