Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FATI NË DORË

Harden-Howard deri në Play-Off

Foto: nba.com/ Arkiv

Harden-Howard deri në Play-Off


12 April, 2016 @8:50

Houston Rockets do të vendos fatin e përfundimit të stinorit në ndeshjen e fudnit të stinorit të rregullt.

Pas fitores së madhe të realizuar ndaj Minnesota Timberwolves sot, Houston Rockets mund të zë trenin e fundit për Play-Off.

James Harden shënoi 34 pikë e 6 asistime në këtë ndeshje, ndërsa Dwight Howard me 19 pikë e 8 kërcime ka dominuar nën kosh për t’ia sjellë ekipit fitoren jetike.

TABELA AKTUALE

Houstoni kishte hyrë në ndeshje nga vendi i nëntë i Konferencën Perëndimore dhe do të duhej të harronte Play-Offin në rast humbjeje.

Shpresave të Houstonit i ndihmoi edhe Dallas Mavericks, që mposhti Utah Jazzin. E tashmë, Houston ka fatin në dorën e vetë në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt - fitoje Sacramento Kingsin dhe siguro Play-Offin.


 
Të gjitha lajmet nga NBA