Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEBRON JAMES

Vulosen në vend të parë

Vulosen në vend të parë


12 April, 2016 @8:38

Me 34 pikë, 6 kërcime e 6 asistime LeBron James ka bërë gjithçka çka duhet për t’ia siguruar vendin e parë ekipit të tij në Konferencën Lindore sot, ku Cleveland mposhti Atlantan 109-94.

Atlanta ia nisi më mirë ndeshjes, por në çerekun e dytë dhe të tretë, kavalierët kthyen në vend të vetë gjithçka për të fituar në fund.

“Nëse ai vazhdon kështu, vështirë që do të mund të na mposhtin,” ka thënë trajneri i Cavsit Tyronn Lue pas ndeshjes.

Kyrie Irving ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 35 pikë të shënuara, ndërsa te Atlanta Hawks u dallua Kent Bazemore me 23 pikë, Jeff Teague 21 pikë.

TABELA AKTUALE E NBA

Një xhiro para fundit të stinorit Cleveland ka bilanc 57-24 dhe ka siguruar vendin e parë në Konferencën Lindore, derisa Atlanta Hawks me 48-33 në xhiron e fundit vendos nëse do të përfundojë e treta, ose e gjashta në Konferencën Lindore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA