PEJA

Cyril Awere (djathtë) dhe koshashënuesi më i mirë i Sacramentos, DeMarcus Cousins (majtë)
Cyril Awere në Pejë
9 February, 2013 @12:04
Cyril Awere është përforcimi më i ri i skuadrës së Pejës. Basketbollisti 210 centimetra i gjatë do t’i ndihmojë pejanët gjatë stinorit pranveror për titullin e kampionit.
Awere është një basketbollist me karrierë mjaftë të suksesshme. Ai në muajin shtator të vitit 2012 i’u bashkua skuadrës nga liga më e fortë në botë, NBA, Sacramento Kings. Mirëpo qendra 28 vjeçare në Sacramento ka qenë vetëm gjatë fazës përgatitore para fillimit të stinorit, duke u përfshirë në listën e gjërë të 18 lojtarëve, por në fund nuk arriti të nënshkruaj kontratë me skuadrën nga NBA dhe i’u bashkua skuadrës amerikane, Reno Bighorns.
Nigeriani është përforcimi i tretë i Pejës në afatin e janarit, pas Ersid Lucës dhe Harouna Mutombo.