PEJA

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi/ Arkiv
Peja më lider se Mornari
8 February, 2013 @19:40
KB Peja sonte është treguar e fortë për skuadrën malaziase, Mornar Bar. Në kuadër të përgatitjeve para stinorit pranveror që pejanët po i zhvillojnë në Mal të Zi, arritën ta mposhtin Mornarin me rezultat 77-67.
Për Pejën në këtë ndeshje nuk u paraqitën Dardan Berisha, Vigan Radoni dhe Ersid Ljuca. Ky i fundit kishte pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen e fundit kundër skuadrës Danilovgrad, që u luajt dy ditë më parë.
Skuadra e Mornarit gjendet në vendin e parë në Superligën e Malit të Zi dhe njëkohësisht bën gara edhe në Ligën Ballkanike.
Kjo është ndeshja e tretë përgatitore për Pejën. Verdhezinjtë më parë ishin mposhtur nga Vllaznia e Shkodrës dhe kishin shënuar fitore kundër skuadrës tjetër malaziase, Danilovgrad.
Koshashënuesit më të mirë për Pejën
1 | Alban Veseli | 24 pikë | ||
2 | Gerti Shima | 19 pikë | ||
3 | Harouna Mutombo | 10 pikë | ||
4 | Valdet Grapci | 9 pikë | ||
5 | Samir Shaptahovic | 8 pikë | ||
6 | Arian Qallaku | 7 pikë |