Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGURON STINORIN

Dachon Burke Jr. kalon te Elitzur-Shomron

Dachon Burke Jr. kalon te Elitzur-Shomron


26 January, 2023 @13:32

Basketbollisti i dalluar i KB Prizrenit këtë stinor, Dachon Burke Jr., është bërë anëtar i ri i ekipit izraelit Elitzur-Shomron. Amerikani 25-vjeçar që ka pasur mesatare impresive te ekipi bardhezi nga Prizreni, do të qëndrojë së paku deri në fund të stinorit 2022/23 aty.

Burke ka pasur mesatare prej 26.1 pikësh për ndeshje, 5.9 kërcime për ndeshje dhe 3.3 asistime për ndeshje. Më parë, ai ka qenë pjesë edhe e KB Prishtinës. Liga Kombëtare, ku luan Elitzur-Shomron, është kategoria e dytë e basketbollit në Izrael.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga