Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PP: PRISHTINA - YLLI

Dallimi 7 pikë, pas pjesës së parë

Dallimi 7 pikë, pas pjesës së parë


14 May, 2022 @19:44

Prishtinës i duhet fitorja patjetër sonte, në të kundërtën mbyll stinorin 2021/22, ndërsa pas lojës më të mirë të treguar në cerek të dytë, që përfundoi 17-17 ata nuk kanë lejuar të largohet edhe më tepër Ylli në rezultat.

Kampioni aktual po mban ndeshjen nën kontrollë dhe është 20 minuta larg finales së PlayOffit, pasi që me fitore potenciale sonte, seria gjysmëfinale bëhet 3-0 në të mirë të Yllit dhe ata sigurojnë finalen.

Sa i përket lojtarëve, Henry Dugat me 8 pikë është më efikasi te Prishtina, ndërsa te Ylli Mikaile Tmusic e Chris Harris me nga 8 secili janë duke e mbajtur ritmin.

Pas 20 minutave lojë, Prishtina 28, Ylli 35.

Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga