Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA SHTON FORCAT VENDORE

Daniel Lekndreaj zyrtarizohet nga KB Prishtina

Daniel Lekndreaj zyrtarizohet nga KB Prishtina


26 June, 2023 @16:05

Basketbollisti shqiptar, Daniel Lekndreaj, ka ndarë rrugët me KB Bashkimin ku luajti në stinorin e kaluar ndërsa është zyrtarizuar te KB Prishtina sot.

Shkodrani 26-vjeçar që luan në pozitën e alos, me 192-centimetrat e tij do t’i shkojë agresivitet bardhekaltërve në mbrojtje, ndërsa njihet si njëri ndër lojtarët më luftarak nën kosh.

Ai në stinorin e kaluar te Bashkimi ka qenë ndër më të mirët e ekipit prizrenas, ndërsa ka luajtur 29 ndeshje në Superligë, duke pasur rreth 30-minuta mesatarisht për ndeshje.

Lekndreaj, që llogaritet si vendor në Kosovë dhe luan për reprezentacionin e Shqipërisë në basketboll, ka shënuar mesatarisht 12.8 pikë për ndeshje, 2.2 asistime dhe 9.1 kërcime në Superligë. Ai ishte shumë afër që mesataren sezonale ta kryente me double-double!

Në BIBL, ai luajti gjashtë ndeshje për Bashkimin në sezonin e kaluar, ku kishte mesatare prej 13.3 pikësh, 6.2 kërcimesh dhe 1.3 asistimesh.

“Shkodrani luftarak pas dy vitesh rikthehet në Kryeqytet me synime të mëdha. Ai njihet si lojtar eksploziv e depërtues, teksa sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e KB Bashkimi si një ndër lojtarët më të dalluar.” - ka shkruar njoftimi i KB Prishtina. Pos Bashkimit dhe Prishtinës, Lekndreaj në Superligë të Kosovës më parë ka qenë edhe pjesë e KB Peja.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga