Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PP: DANIMARKA - KOSOVA

Danimarka-Kosova, 10 pikë dallim pas pjesës së parë

Danimarka-Kosova, 10 pikë dallim pas pjesës së parë


30 June, 2022 @19:58

Basketbollistët e Kosovës në pjesë të parë e panë që nuk është e pamundur të mposhtet Danimarka dhe përkundër se iu afruan disa herë mundësisë për të barazuar, ata mbyllën pjesën e parë me dhjetë pikë disavantazh.

Kjo ndeshje, është e fundit për Kosovën në Grupin C parakualifikues për Eurobasket 2025 dhe Dardanëve iu duhet patjetër fitorja për të mbetur në garë me shpresë kualifikimi.

Pjesa e parë u mbyll 46-36 [26-19, 20-17] në të mirë të danezëve, te të cilët më efikasi ishte Jonas Zohore me 9 pikë, derisa te Kosova me 10 pikë po dallohet Dardan Berisha.

Fat për Dardanët në pjesë të dytë, për të arritur te fitorja. Ndeshjen direkt, shikojeni këtu.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga