Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDANËT - NEW BASKET

Dardanët arrijnë fitoren e parë të stinorit

Dardanët arrijnë fitoren e parë të stinorit


2 November, 2021 @21:00

Skuadra e Dardanëve ka arritur të shënojë fitoren e parë të stinorit në Ligë të Parë. Ekipi nga Klina ka mposhtur skuadrën e New Basket nga Prizreni, duke e fituar duelin me afro 30 pikë dallim, 95-66 [29-12, 25-17, 12-23, 29-14].

Amerikani Nicholas Paul ka qenë më efikasi te Dardanët në këtë ndeshje, duke luajtur pa pushim dhe duke shënuar 32 pikë në proces, si dhe duke shtuar 18 kërcime në duel.

Bujar Qeku ka shënuar 27 pikë, ndërsa Mirlind Zekaj ka shtuar 23 pikë tjera në këtë fitore të skuadrës së Dardanëve sonte.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, New Basket që drejtohet nga Naser Oskaçek është befasuar papritur sonte, në një përballje ku Jamesio Ruime kreu lojën me 18 pikë e 15 kërcime, ndërsa Idoll Pallushi me 12 pikë tjera.

Pas kësaj fitoreje ekipi klinas ka bilans 1-3, ndërsa ai prizrenas 2-2.


 
Të gjitha lajmet nga